Greqi, kapet anija me eksploziv - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një anije me 410 tonë eksploziv është bllokuar në portin e Iraklios në Kretë nga autoritetet portuale. Ne bordin e anijes Andromeda e cila vinte nga Turqia me destinacion Libinë, ishin tetë anëtarë të ekuipazhit, 2 ukrainas, 5 indianë dhe 1 shtetas shqiptar.



Anija kishte flamur të Tanzanisë dhe u konstatua nga autoritetet greke, duke lundruar në ujërat e Kretës. Ndërkohë Menaxheri i kompanisë ?Coasters Maritime? Theodhoros Relo, e cila ka në pronësi anijen ka deklaruar për një media lokale se ?ne këto momente gjenden 410 tonë dinamit ne portin e Iraklios, i cili nuk ka eksperiencën e duhur për një sasi kaq të madhe lënde të rrezikshme.



Nëse ndodh ndonjë incident gjysma e qytetit do të shkretohet?, duke krijuar kështu panik në qytetin e Iraklios. Pas kontrollit të ngarkesës u konstatuan 29 kontejnerë me eksplozivë detonatorë dhe njëmbëdhjetë tanker te mbushur me lende te rrezikshme. Për këtë arsye, kapiteni i anijes ?Andromeda? u urdhërua te ankorohej ne portin e Iraklios, i shoqëruar nga një anije patrullimi.



Nga hetimet paraprake u zbulua se kapiteni i anijes ishte udhëzuar nga pronari i saj për të ndryshuar rrugën për në portin e Libisë për të shkarkuar e të dorëzuar ngarkesën. Ne kete vend është e ndaluar shitja, furnizimi, transferimi ose eksporti, direkt e indirekt i pajisjeve per shkak te embargos. Anëtarët e ekuipazhi janë arrestuar. Rasti i ka kaluar Autoritetit Kompetent të Luftës ndaj Pastrimit të Parave dhe atij kundër Terrorizmit.

Share This Video


Download

  
Report form