Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Nesha Fana thotë se ndryshimet në radhët e drejtuesve të prokurorive në rrethet nuk janë të rastësishme. I ftuar në "Arena" në Ora News, Fana tha se në prokurori ka klane interesash, duke shtuar se kryeprokurori Adriatik Llalla në 5 vite drejtim të këtij institucioni ka pasur dorë të lirë në emërime, duke mos u "kontrolluar" nga ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Pjesë nga deklarata:
Fana: Ke të bësh me një grup prokurorësh të preferuar të Prokurorit të Përgjithshëm kanë drejtuar prokurori të rëndësishme.
Hila: Çfarë e pengonte zt.Llalla të bënte emërimet?
Fana: Ka një këshill të prokurorisë që nuk ka vendim detyrues. Ka pasur jo një por dhjetëra raste kur është votuar me disa vota dhe prokurori i përgjithshëm ka emëruar një person me një votë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fana-llalla-ka-pasur-fat-te-madh-shkak-te-nishanit