Ora News - Më pak të pasur, shumë të varfër.Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ulën konsumin

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews

Në gjysmën e parë të këtij viti, vetëm 5 përqind e familjeve në Shqipëri kanë të ardhura deri në 200 mijë lekë në muaj, teksa 11 përqind janë nën nivelin e varfërisë. Po ashtu Banka e Shqipërisë jep alarmin dhe për rënien e ndjeshme të konsumit.

Pandemia duket se ka ndryshuar dhe strukturën e familjeve sa i përket të ardhurave në Shqipëri nga pagat.

Sipas anketës së bërë nga Banka e Shqipërisë, vetëm 5 përqind e të punësuarve kanë të ardhura nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë, me një rënie prej 2 përqind krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu rezulton se 11 përqind e familjeve jetojnë vetëm me 17 mijë lekë në muaj, tregues këta të rrijes së varfërisë në vend

Referuar të dhënave më të fundit të INSTAT konsumi në tremujorin e dytë u ul me 7,57 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por sipas Bankës së Shqipërisë, 53 për ind e familjeve shpenzojnë 20 deri në 50 mijë lekë në muaj me një rënie prej 4 për qind, teksa rritje ka numri i atyre që konsumojnë 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Për ekspertët kjo është pasojë e situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, por dhe prej masave të marra në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Janë pikërisht personat me të ardhura relativsht të ulëta që kërkojnë më shumë kredi në 51 përqind të toalit, dhe prej tyre 32 përqind shkon për konsum.

Po ashtu 15%, deklarojnë të ardhura në valutë, kryesisht në euro dhe 10 përqind të ardhura dytësore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/me-pak-te-pasur-shume-te-varfer-termeti-i-26-nentorit-dhe-pandemia-ulen-konsumin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form