Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Arta Marku, në zyrën e kësaj të fundit. Takimi nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 45 minuta.
Ky është takimi i parë i Kryeprokurores Marku me ambasadoren Vlahutin pas marrjes së detyrës. Ambasadorja e BE nuk është prononcuar për mediat pas takimit, por mësohet se në fokus të bisedës ka qenë Vettingu në Prokurori dhe hetimi i dosjeve të nxehta.