Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesi i emisionit "Arena" në Ora News, Dritan Hila mendon se PD i është dashur gjithmonë aleanca për të ardhur në pushtet. Në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se bashkëpunimi mes PD dhe LSI është një bast që në politikë hidhet pa e ditur si do reagojë elektorakti.
Hila tha se PD duhet të ketë më shumë fantazi sa i përket bërjes së opozitës ndërsa LSI nuk duhet të kthehet krahun e armatosur të PD.
Hila: PD i është dashur gjithmonë të bëjë aleanca për të ardhur në pushtet. I vetmi rast kur ka ardhur në pushtet pa pasur nevojë për aleatë është 92, por atëherë pati zemërgjerësinë që ndau pushtetin me PR, Social Demorkatë etj. A do ta forcojë kjo? Nuk e di sepse në politikë nuk është 1 e 1 bëjnë dy, mund të ndodhi gjithmonë që 1 e 1 bëjnë prap 1, sepse mund të ketë të zhgënjyer nga LSI të cilët janë të majtë të vërtetë dhe nuk e shohin veten tek ky bashkëpunim. Unë nuk hyj në atë grup që beson se LSI janë të gjithë llogaritarë, PD janë të gjithë llogaritarë apo socialistët janë të gjithë llogaritarë. Ka mes tyre gjithmonë një nukël të fortë që e ka çdo parti e cila është nukli militant i saj. Çdo njëri hedh fall nëse thotë do bjerë PD, apo do bjerë LSI apo LSI do forcohet në kurriz të PD apo anasjelltas. Këtë do ta tregojë koha dhe janë nga ato baste që në politikë hidhen pa e ditur si do reagojë elektorakti. Ndoshta krerët e partive do kenë një lloj informacioni nga baza e tyre. Por kemi dy gjera: E para PD duhet të ketë më shumë fantazi sa i përket bërjes së opozitës dhe LSI nuk duhet të kthehet krahu i armatosur i PD sepse faktikisht ne kemi një PD të dobët në terren, ndërsa LSI është e ngërthyer mirë në terren.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hila-lsi-sduhet-te-kthet-ne-krahun-e-armatosur-te-pd-ps-ka-shteruar-me-idete