Artistja suedeze Mia Enell ka çelur një ekspozitë në sallën COD në Kryeministri. Çdo vepër duket si një proces i papërfunduar ndjesish e emocionesh. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 9 mars. Në një intervistë për Report Tv, Mia Enell flet për arsyet e çeljes së kësaj ekspozite në Tiranë.
?Unë e pëlqej Shqipërinë. Kam qenë para disa kohësh dhe më pëlqen të vijë përsëri e përsëri?, thotë Enell.
Duke vizituar punët e Mia Enell ajo flet për disa prej tyre:
?Kisha bërë shumë punë, por kur erdha në Shqipëri gjatë verës rreth gjashtë muaj më pare, disa prej atyre që kisha nisur më dhanë këtu një frymëzim të ri. Pashë sesi jetojnë njerëzit, si është zhvilluar vendi dhe mësova për historinë.
Kur shkova tek Muzeu i Gjetheve pashë një letër me një zarf të hapur që ishte e kontrolluar. E kuptova menjëherë se çdo të thotë kur njerëzit hapin korrespodencën e të tjerëve. Një letër në zarf është shumë private dhe njerëzit nuk mund të jetojnë pa hapësirat private.