Report TV - Majlindja Nanaj rrëfen në 'Rreze Dielli' betejën e saj me kancerin e gjirit

Report TV 2018-10-09

Views 8

?Nuk kam kohë të vdes? është gjëja e parë që i ka thënë vetes Majlinda Nanaj kur mësoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Sot pas 5 vitesh betejë, ajo ka rrëfyer në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv se si e zbuloi dhe u përball me këtë sëmundje.

Unë e kam zbuluar në fazën që kanceri ishte në siperfaqe të lëkurës. E kemi zbuluar rastësisht sepse unë çdo maj beja eko gjiri dhe paptest. I beja për efekt sigurie. Ishte një kokër e vogël sa një thjerrze që prekej me gisht. Sipas rutines tone thashe qe do ishte ndonje gje e parendesishme. Burri këmbënguli dhe shkova për vizite në shkurt te 2013. Menyra si me trajtoi doktori nga ekoja me tregoi se dicka nuk shkonte. Nga doktori në doktor brenda dites, me thonë se eshte kancer i padiskutueshëm. Por se çfare lloji është këtë do ta nxirrte biopsia. U tremba , ka qenë nata më e vështire e jetës. Mendoja vetëm për fëmijët.E transformuar, pas 4 ndërhyrjesh kirurgjikale dhe trajtimit me kimio dhe radioterapi, Majlinda gjeti forcën për të luftuar falë mbështetjes së jashtëzakonshme të gjithë familjes, por veçanërisht të bashkëshortit, Arben Seferit, drejtorit të Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Kam bërë 8 seanca kimioterapi dhe 25 seanca radioterapi. I humba flokët dhe nuk kam mbajtur as paruke as shall. Më kanë rënë thonjtë, në kimion e 7-të më ra edhe lëkura e shputave të këmbës dhe nuk mund të shkoja dot në tualet, por ecja këmba dorës. Ka të bëjë shumë mbështetja e bashkëshortit në shtëpi. Unë e kuptoja vetë veten, pa flokë, pa qerpikë, pa vetulla, u ktheva në një negativ filmi. E shikoja veten që isha kthyer në një gjë të shpifur. I thosha burrit : aman si më sheh me sy dhe më thoshte : për mua je gjithmonë e bukur. Unë arrija të kuptoja realisht që ai nuk shikonte Majlindën e sëmurë, por shikonte Majlindën energjike që ishte para sëmundjes.

Share This Video


Download

  
Report form