Ora News - Bushati zbardh shtyllat kryesore ku po bisedohet me Greqinë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" sqaron se cilat janë pikat kryesore po diskutohen marrëdhëniet me Greqinë. Ai i ndan në tre etapa problemet midis dy vendeve, ato të së shkuarës, aktuale si dhe ato të së ardhmes.

Tare: Si i kategorizojmë ne problematikat me Greqinë?

Bushati: Të karakterit historik, çështjeve të aktualitetit dhe çështje që kërkojnë një vështrim për nga e ardhmja. I kemi përsëritur këto tema duke filluar që nga çështja e ligjit të luftës dhe paketa e luftës, tek çështjet e përditshmërisë e deri tek çështja e detit që ka një impakt për të ardhmen e marrëdhënieve tona.

Të gjitha diskutimet tona eksploratore janë përqendruar në këto 3 drejtime. Në takimin e Kretës kemi dal në një deklaratë të përbashkët, çka nuk ka qënë rasti në të shkuarën. Kemi bërë progres për disa nga çështjet. Nuk mund të konsiderohet që procesi të jetë përfundimtar, por në asnjë vend nuk kam parë që një proces diskutimesh, eksploratore, palët të dalin para publikut të shpjegojnë strategjitë e tyre, taktikën e tyre.

Paketa e luftës. Aty brenda janë pronat, është çështja çame, është çështja e varrezave të ushtarëve grek.

Çështja e aktualitetit kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombetare, me çështjet konsullore, me aplikimin e vulës apostile, çka shkakton kosto financiare dhe vonesa në të gjitha procedurat që kryejnë shtetasit tanë. Për të vazhduar tek lejet e drejtimit të automjeteve sepse e kemi me vendet tjera por ende nuk e kemi me Greqinë, çka do të ishte një impakt për shtetasit tanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-zbardh-shtyllat-kryesore-ku-po-bisedohet-me-greqine

Share This Video


Download

  
Report form