Ora News - Negociatat me Greqinë, Bushati këtë javë takohet me Kotzias

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Berati ka thënë se këtë javë do të takohet me homologun e tij të Greqisë, Nikos Kotzias.

Njëkohësisht ai tha se paralelisht do të zhvillohet edhe takimi me grupin e negociatorëve.

"Procesi ka hyrë në një fazë të pakthyeshme por të dyja palët. Kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojmë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë e të zbatueshme", ka thënë ndër të tjerea Bushati.

Një ditë më parë, Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë foli edhe për Shqipërinë. Ai i tha gazetarëve grekë se "muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë".

Sipas këtyre deklaratave, ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-bushati-kete-jave-takim-e-kotzias

Share This Video


Download

  
Report form