Presidenti Ilir Meta ka komentuar te ?5 pyetjet nga Babaramo?, propozimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve.
?Unë kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në çdo rast në demokraci, pavarësisht nga standardet e demokracisë, apo parlamentit, edhe demokracitë më të zhvilluara kanë problemet e tyre. Nuk mërzitesh po të them që nuk jam dakord me këtë ide?, u shpreh Meta.
Berisha bëri një propozim të tillë pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, zgjedhje e cila u kontestua nga opozita.