Report Tv-Opozita dorëzon mandatet,deklaratat gjatë protestës

Report TV 2019-02-21

Views 0

shtë përmbyllur pa dhunë protesta e opozitës së bashkuar këtë të enjte.

Nisi para Parlamentit të Shqipërisë pak pas orës 10:00 të mëngjesit. Rreth dy orë fjalime të deputetëve të opozitës, kulmuar me fjalimet e liderit demokrat Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. U pa i tërhequr, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk mbajti fjalim në podiumin e ngritur para Parlamentit mes protestuesve të shumtë që dolën në tubim.

Mes masave të shumta të policisë së Shtetit, në Parlamentin e rrethuar edhe me tela me gjemba nga frika e ndonjë skenari të dhunshëm për tu futur brenda sallës së seancave plenare, Basha i bëri thirrje protestuesve ta ndjekin në hapin e fundit të dorëzimit të mandateve të deputetëve. Një marshim nga parlamenti drejt Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar atje, në bllok, aktet e dorëheqjeve nga mandatet. Kryesia kishte marrë masat...një rrethim me tela me gjemba. Edhe kryeministria u rrethua menjëherë me forca policore.

Kryeministri Edi Rama kishte qenë në zyrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pak para mbërritjes së liderit Basha dhe Monika Kryemadhit, që dorëzuan në protokollin e kryesisë, dorëzimin e mandateve. Nuk pati asnjë moment dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. U hodhën vetëm disa tymuese nga ana e simpatizantëve, por pa u vënë re.

Po në marshim me protestuesit, Basha u kthye prej nga e nisi...Në selinë e PD-së. Mbajti një fjalim falenderues dhe paralajmëroi protesta në të gjithë Shqipërinë. I dha edhe një mesazh ndërkombëtarëve. "Këtë mesazh të parë t?ja u them miqve tanë, ne nuk jemi popull i dhunës, ne jemi populli i demokracisë".

E mbylli me këndimin e himnit kombëtar dhe simbolin e shqiponjës dy krenare. Në seli, në ambjentet e brendshme, ishte edhe Kryemadhi dhe ish lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Në Parlament, nuk pati asnjë deputetë të mazhorancës pas vendimit urgjent të marrë dje nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për të anuluar seancën plenare të së enjtes.

Share This Video


Download

  
Report form