Report TV - Taksa vendore në Lezhë vendoset në faturën e ujit

Report TV 2018-05-10

Views 1

Pamundësia për të vjelur taksën vendore ka bërë që edhe bashkia e Lezhës ta vendosë atë në faturën e ujit. Lajmërimi është bërë nga kryetari i kësaj bashkie, ku sipas tij futja në faturën e detyrueshme siguron të ardhura dhe shërbime më të mëdha për Lezhën.
Edhe Lezha taksat vendore do të i vjelë nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, gjatë diskutimeve të projekt ? buxhetit për vitin 2018-të. Frrokaj ka deklaruar se kjo është forma e vetme që të ketë saktësi në planifikim dhe realizim të këtyre zërave në buxhet, ndërsa ka shtuar se taksat nuk kanë pësuar rritje.

Kryetar i Bashkisë Lezhe Fran Frrokaj thotë se: ?Taksat do të jenë të bashkuara me faturën e ujësjellësit, do të bëj një takim me drejtorin dhe me të gjitha strukturat dhe është mënyra e vetme që ne të jemi më të saktë. Nuk kemi bërë asnjë rritje taksave, megjithëse për shkak të nevojave që kemi duhet të kishte një rritje të taksave, por nuk e kemi bërë. Ajo që duhet të bëjmë ne është të rrisim nivelin e mbledhjes së taksave sepse nuk do të kemi më situate të vitit të shkuar?.

Share This Video


Download

  
Report form