Report TV - KLP, tërhiqen nga gara prokurorët Arta Marku dhe Dritan Rreshka

Report TV 2018-05-10

Views 1

Kryeprokurorja Arta Marku tërhiqet nga gara për t?u bërë anëtare e këshillit të lartë të prokurorisë pas zgjedhjes së saj në krye të akuzës.
Report Tv u interesua pranë parlamentit, ku mësoi se pas miratimit të emrit të zonjës Marku si kryeprokurore e përkohshme ajo pranë burimeve njerwzore në institucionin e prokurorisë ka depozituar dhe dorëheqjen nga gara për KLP. Zonja Marku ishte një nga 19 prokurorët në garë për t?u bërë anëtare e KLP-s dhe për këtë post ajo kandidoi teksa ishte prokurore në qytetin e Shkodrës.

Aktualisht në garën për këshillin e lartë të prokurorisë mbeten 17 prokuror, pasi veç dorëheqjes së Markut, të tillë kërkesë ka depozituar dhe Dritan Rreshka. Dritan Rreshka prej 4 ditësh është komanduar në krye të prokurorisë së Tiranës me firmë të zonjës Marku, duke zëvendësuar në atë post Petrit Fushën.

Nga këta 17 kandidatë që mbeten në garë parlamenti do të përzgjedh 6 prokuror që do ti bashkëngjiten 5 anëtarë që vijnë nga jashtë sistemit të prokurorisë për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh nga i cili përbëhet KLP-ja.

Share This Video


Download

  
Report form