Krimet zgjedhore/ Arta Marku firmos udhëzimin: Të gjithë prokurorët në gatishmëri

Report TV 2019-06-26

Views 0

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim për tu zbatuar nga të gjithë drejtuesit e prokurorive, sa i përket periudhës para dhe pas zgjedhore kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga gara elektorale e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në 61 bashki.

Në një udhëzim të cilin Report Tv e disponon, që në fillim sqarohet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor.

Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. Por edhe pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form