Lirohet nga detyra Haki Çako - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e hënë Haki Cako nuk është më drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit. Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Çakos, ndërsa vendin e tij e zë zv/drejtori i përgjithshëm Rebani Jaupaj. Mësohet se në bazë të ligjit, Jaupaj komandohet në këtë post.



Në njoftimin e shpërndarë për media, Ministri Xhafaj, vlerësoi kontributin e Cakos në drejtimin e Policisë së Shtetit, por sipas tij objektivat e policisë në fushën e rendit dhe të sigurisë kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.



Për këtë, sipas ministrit të brendshëm është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.



Puna e kësaj të fundit thuhet në njoftimin për shtyp domosdoshmërish duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t?u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut, por dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.



Haki Cako u emërua drejtor i përgjithshëm i Policisë se Shtetit ne prill te vitit 2015 pas ikjes se Artan Didit, i cili dha dorëheqjen pas një skandali në SHKB në lidhje me kërkesën e Belgjikës për ekstradimin e deputetit Mark Frroku..



Njësoj si Rebani Jaupaj, në atë kohë Cako mbante detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form