Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jo vetëm politikanët Serb, por edhe priftërinjtë vijojnë t?i qëndrojnë deklaratave të tyre, se ?Kosova është Serbi?. E radhës erdhi në kremtimin e Krishtlindjes Ortodokse me pakicat serbo ? malazeze në Vrakë të Shkodrës, nga kleriku Radomir Nikçevic. Ai tha se në Kosovë ka shumë varre të shenjtoreve serbë që në periudhën e mesjetës si dhe manastire e kisha.
Por a duhet të merret një klerik me punët e zotit apo të shtetit? Këtu Nikçevic nuk vonon të përgjigjet se spunton e merr nga miratimi i ligjit që shteti Shqiptar bëri për pakicat, duke thënë se çdo njeri qe jeton duhet të këtë edhe te drejtat sipas vendit përkatës.
Dhjetëra besimtare ortodokse morën pjesë në meshën e shenjte te Krishtlindjes qe u mbajt ne Kishen Serbo-malazeze ne Vrake. Besimtarët Ortodoksë Serbë e kremtojnë lindjen e Krishtit një javë pas Katolikeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prifti-malazez-ne-shkoder-kosova-eshte-serbi