Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat e policisë dhe zjarrfikëset e Shkodrës janë përqendruar ne fshatin Zogaj, pasi një vatër zjarri e nisur përtej kufirit, në orët e mbrëmjes të së mërkurës është shtrire edhe ne pyjet me shkurre të Zogajt.
Eduart Bushati, shef i emergjencave civile: Fatkeqësisht, era ndikoi negativisht duke përhapur vatrat e zjarrit. Po punohet me pompa shpine sepse ndryshe nuk mund të ndërhyjmë për të eliminuar sado pak zjarrin dhe të ndërpresim zjarrin drejt banesave.
Forcat e emergjencave civile Shkodër po e monitorojnë situatën e krijuar, me qellim që të shmangin rrezikun që kërcënon shtëpitë e banimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-zjarri-malazez-rrezikon-fshatin-zogaj/