Ora News - Drejtorët e burgjeve njësoj si prefektët: Të gjithë ushtarakë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Si prefektët e rinj për emërimin e drejtorëve të burgjeve përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në Forcat e Armatosura apo me karrierë në strukturat e sigurisë.

Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së e cila u mbajt paraditen e sotme

?Dy fjalë për çka keni bërë në këto 100 ditë për të adresuar një nga problemet më të rënda që kemi trashëguar që është sistemi i burgjeve. Sistemi i burgjeve i Republikës së Shqipërisë është një nga trashëgimitë më të rënda historike por një pjesë shumë e rëndë e trashëgimisë së koalicionit.

Në atë çka keni bërë na është dashur të adresojmë parimisht jo vetëm trashëgiminë, por edhe problemin kulturor brenda nesh që tani burgjet ikën nga LSI dhe i ka marrë PS. Kjo nuk ka për të ndodhur dhe për këtë arsye kemi vendosur kritere shumë të rrepta dhe ditët në vijim, Ministrja i Drejtësisë do shpallë gjithë drejtuesit e rinj të burgjeve të bazuar në konkursin e organizuar dhe me prioritet të veçantë tek ushtarakët me eksperiencë të suksesshme në Forcat e Armatosura dhe me rol të rëndësishëm organizativ.

Prandaj në këtë pikë dëshiroj qartësinë e gjithë deputetëve që burgjet nuk janë degë partie dhe ato që i keni thënë njerëzve atje, unë ia kam thënë me bindje. Nuk dua unë ta mbaj tepsinë të gjithën për vete por duam ta çojmë për skrap, pra nuk duam ti marrim nga oborri i LSI-së, ti çojmë tek oborri i PS-së sepse gjendja në burgjet e Shqipërisë, e trashëguar, është një gjë e pabesueshme dhe për këtë arsye një numër i konsiderueshëm drejtuesish dhe punonjësish të burgjeve, jo pak, po afro 130 vetë kanë shkuar për ndjekje penale?, tha Rama

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/drejtoret-e-burgjeve-njesoj-si-prefektet-te-gjithe-ushtarake

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS