Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Asambleja Kombëtare , Partia Socialiste ripërsëriti thirrjen opozitës për të bashkëpunuar për të mos penguar procesin e çeljes së negociatave.
Taulant Balla: Dua të falenderoj gjithë deputetët tanë për gjakftohtësinë që treguan ndaj dhunës, provokimeve, gjuhës së rrugës në seancën e fundit të vitit të vjetër. Seanca e fundit ishte dhe do mbahet mend si seancë që e dëmtoi Shqipërinë. Ndjesë gjithë shqiptarëve, pa dallim por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për shfaqjen e rradhës së përpjekjes së dëshpëruar për bllokimin e Reformës në Drejtësi. Shqipëria nuk e meriton as baltën, as tymin, as vallen e cizmeve firmato në ajrin e parlamentit si pasojë e shfrenimit të mbledhur grusht nën çadrën e frikës prej Reformës në Drejtësi.
Ditmir Bushati: Është e rëndësishme dhe përfitoj nga rasti ti bëj thirrje opozitës për të bashkëpunuar dhe për të mos qenë barrikadë e zhvillimeve që kanë lidhje me këtë proces. E them sepse duke parë sjelljen e fundit të opozitës më con në mëndje analizën e Fjordit, për njerëzit dhe mënyrën si e përballojnë humbjen: Njëra përmes vajtimit, dhe tjetra melankonisë. më duket se dhe ajo pjesa e çizmeve duket se ka të bëjë me pjesën e dytë, të patologjisë. Sa më shpejt opozita e katër viteve të shkuara dhe opozita e re në parlament të dalë nga kjo gjëndje dhe të kuptojë se këtu nuk bëhet fjalë për fatin e një qeverie por për fatin e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-flet-cizmet-e-kryemadhit-nuk-e-meriton-shqiperia-vallen-e-cizmeve-firmato