Moor takon Metën: Shqipëria nuk e meriton këtë situatë

Report TV 2015-08-21

Views 0

"Kjo është një situatë e pa merituar për vendin sidomos tani, ku zgjedhjet e 23 qershorit janë vlerësuar si kryesore për të ardhmen e Shqipërisë"- tha Meta pas takimit me Moore. Meta ka deklaruar se ky është "minimi përfundimtar, që iu bë vendit duke krijuar një situatë tepër të rëndë dhe dramtike, që tregon qartë se qeveria nuk ka as vullnetin më minimal për zgjedhje të ndershme dhe të lira". Meta shtoi se "nuk mendoj se është dorëheqja e anëtarve të KQZ-së ajo që ka futur në ngërc institucionin", por shtoi ai është "ndërhyrja e dhunshme e pseudomazhorancës" që sipas tij është në ndryshim të kodit dhe procedurave parlamentare. Meta theksoi se veprimet e mazhorancës janë në kundërshtim edhe me thirrjet e ndërkombëtarëve. I pyetur për qëndrimin e Moore Meta tha se "nuk flas ne emër të partnerëve, kjo është situatë shqetësuese, kemi një shantazh ndaj qytetarëve dhe zgjedhjeve, dhe simptoma të tjera shqetësuese, Pseudo mazhoranca të reflektojë ose të mbajë pasojat për cdo përshkallëzim të tensionit në vend". "Vendi ka nevojë për zgjedhje transparente , të ligjshme konstruktive dhe është moment për të reflektuar para se të jetë vonë", shtoi Meta

Share This Video


Download

  
Report form