Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e një pallati 5 katësh në lagjen "Punëtori" në Gjirokastër janë vënë në alarm pasi ndërtesa rrezikon shembjen.
Shkak është bërë një gërmim në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dy katësh dhe reshjet e ditëve të fundit duket se i "kanë dhënë dorë" për përkeqësimin e situatës.
Janë rreth 15 familje që kanë lënë pallatin nga frika e shembjes së tij.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake të cilët kanë marrë në pyetje administratorin e objektit në ndërtim, punimet për të cilin kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave të cilit rrezikojnë shembjen e pallatit pesë katësh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjirokaster-nje-pallat-5-katesh-rrezikon-shembjen-banoret-ne-alarm