Ora News - KQZ u heq mandatin deputetëve Aqif Rakipi e Gledion Rehovica

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
KQZ vendos ndërprerjen e mandatit për dy deputetët Aqif Rakipi të PDIU dhe Gledion Rehovicës të LSI-së.

Vendimi është marrë me 5 vota pro. Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së, Rakipi dhe të LSI-së, Rehovica pasi prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.

"KQZ me 5 vota pro vendos të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi" lexoi vendimin kryetari i KQZ-se, Klement Zguri.

Në një reagim për Ora News, Aqif Rakipi e quajti të turpshëm vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit si deputet i PDIU-së. Ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim "jo transparent dhe me dyer të mbyllura"

Anëtari i KQZ-së Gëzim Veleshnja nuk mori pjesë në votim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-mblidhet-sot-te-vendosur-mandatin-e-deputeteve-rehovica-dhe-rakipi

Share This Video


Download

  
Report form