Report TV - Deklaratat e Londos gjatë prezantimit të “Boeing Boeing”, shfaqja 6 e 7 janar

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kiço Londo, drejtori i Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në Tiranë, ka folur për dëmin që i sjell teatrit shqiptar mungesa e kritikës.
?Mungesa e kritikës profesionale dhe lavdërimi i tepërt, ose hipokritizia me ato që ndodh në skenën e teatrit është një gjë që duhet të na shqetësoj duhet të gjendet një rrugë midis raportit të dramës shqipe dhe kritikës janë dy pikat më të dobëta të teatrit tonë sot, këto i ka edhe teatri Eksperimental dhe Metropol.

Të nesërmen shikojmë dy faqe gazete që i bëjnë elozhe shfaqjes për një gjë që jemi koshient që nuk është kështu? tha Londo.

Londo është shprehur për problemet që vijnë nga vlerësimi joprofesional i shfaqjeve gjatë prezantimit të premierës së parë të ?Boeing Boeing? që do të shfaqjet në datat 6 e 7 janar. Është e para premierë që vjen nga institucionet kulturore dhe biletat janë shitur të gjitha për të dyja netët.

Për Kiço London si regjisor, as shitja e biletave e as mbushja e sallës me shikues nuk e përcakton suksesin e një premiere.

?Në shumicën e rasteve ka regjisor dhe aktor që tentojnë vazhdimisht të marrin duartrokitjen dhe buzëqeshjen e spektatorëve, aktorët duan që kur shikuesit dalin jashtë teatrit të thonë këta të fundit se ishte një shfaqje e mirë, kjo ndodh.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS