Report TV - Riemërohet kupola e shkarkuar në Elbasan, ja postet e reja në Polici

Report TV 2018-05-10

Views 1

Ngjarjet e 18 shtatorit në Elbasan sollën një sërë ndryshimet në radhët e policisë së këtij qyteti, deri në shkrirjen e Drejtorisë së Policisë dhe komandimin në krye të saj të numrit dy të Policisë së Shtetit, Altin Qato. Rreth tre muaj pas këtij vendimi të kryepolicit Haki Çako, ish-drejtuesit e Policisë së Elbasanit janë emëruar në pozicione të reja.

Kështu, Gjergj Oshafi që mbante postin e Zëvendës Drejtorit i Policisë Elbasan, automjeti i të cilit u godit nga Audi i blinduar në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, në hyrje të tregut agro-ushqimor në Elbasan, është emëruar Specialist në Sektorin e Narkotikëve në Tiranë. Kujtim Muça, mbante postin e shefit të Rendit në Elbasan, është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër.

Share This Video


Download

  
Report form