Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZN-t Artan Lame i ftuar në studion e Ora News, tha se procesi i legalizimeve mbyllet brenda dy viteve të para të këtij mandati qeverisës, duke theksuar se aktualisht fluksi është rreth 3 mijë legalizime në muaj. Lame tha se fluksi më i lartë me rreth 5 mijë legalizime është në gjysmën e parë të vitit të shkuar që konsiston me periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme.
Lame: Natyrisht nuk jemi në ritmin e pikut siç ishte në gjysmën e parë të vitit që lamë pas ku norma ishte 4 mijë, 5 mijë legalizime në muaj.
Tashmë nuk më ai ritëm. Tani jemi në rreth 3 mijë legalizime në muaj.
Tashmë këto familje marrin certifikatën e pronësisë. Brenda dy vjeçarit të parë të këtij mandati mbyllet procesi i legalizimeve për gjithçka që mund të legalizohet. Më pas do të vazhdojë procesi me njësinë vendore për pjesën që mbetet se si do të veprohet.
Zonat informale kanë përfunduar në masën dërrmuese. Vazhdojnë legalizimet e atyre pjesëve që kanë mbetur brenda këtyre zonave. Kriteri fillestar mbetet periudha kur kanë aplikuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lame-procesi-i-legalizimeve-mbyllet-brenda-dy-viteve