Reshjet e borës ne vend

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Reshjet intensive të borës kanë përfshirë thuajse gjysmën e vendit, duke rënduar qarkullimin në disa akse. Këto janë pamjet e qytetit të Korçës, ku drejtuesit e automjeteve pastrojnë borën nga xhamat e makinave.

Rrugët nacionale që lidhin Korçën me Ersekën, Pogradecin janë të kalueshme me zinxhirë. Probleme më të mëdha ka në Qafë-Plloçë, ku disa mjete që nuk kishin zinxhirë kanë mbetur të bllokuara. Në Malësinë e Korçës, Dardhë e Voskopojë rrugët janë të hapura, por kalohet me vështirësi. Në qarkun e Dibrës, ka vështirësi nga ngricat. Në disa akse rrugore që lidhin fshatrat e zonës me Peshkopinë Bulqizën e Burrelin, ka prani të borës dhe akullit. Në qytetin e Peshkopisë trashësia arrin deri në 10 cm, ndërsa në zonat e thella trashësia varjon nga 25 deri në 40 cm.

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të menaxhuar qarkullimin ne akset problematike. Në malësinë e Librazhdit disa rrugë janë vështirësish të kalueshme, kryesisht në Steblevë. Mjetet borëpatsruese kanë dalë në terren megjithatë këtu trashësia e borës arrin deri në një metër. Kurse në veri të vendit probleme ka vetëm në rrugën e Thethit.

Share This Video


Download

  
Report form