http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit por pa krijuar probleme ne akset nacionale të Qarkut të Korçës.Trashësia e borës në Dardhë, Voskopojë e Qafë të Qarrit është 5 cm ndërsa në zonat e thella malore deri në 10 cm.Burime zyrtare pranë institucionit të Prefektit bëjnë me dije se dhe në këto zona nuk ka probleme përsa i perket lëvizjes së mjeteve.Nderkohe mesohet se në disa fshatra të njësive administrative Lekas, Gorë e Moglicë në Bashkinë e Korçës ka pasur probleme me energjinë elektrike.Dibra mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullim.Mbrëmja e së hënës ka rikthyer reshjet e dëborës në Qarkun Dibër.Mësohet se trashesia e dëborës në zonat malore shkon deri në 20 centimetra duke krijuar vështiresi në levizjen e mjeteve.Njësitë me problematike mbeten ato të Dibres si Lura, Kala e Dodës, Ostreni e Martaneshi në Bulqize si dhe njësia Xibër në Klos.Rruga nacionale Burrel - Peshkopi, Peshkopi - Kukës janë të kalueshme pa probleme. Ndërsa po punohet në rrugën Ura e Çerenecit - Stebleve.Ndërkohë nga reshjet e borës mund të ketë probleme edhe në pemtari pasi shumë pemë në zonën e Klosit dhe të Matit kanë lulëzuar.