Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Qarku i Dibrës është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore gjatë natës së kaluar. Mësohet se dëbora arrin deri në 50 centimetra në disa zona, duke sjellë probleme në qarkullim.
Trashësia e lartë e dëborës ka bllokuar disa rrugë, siç janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë, etj duke izoluar fshatrat. Ndërkohë, rruga nacionale nuk ka paraqitur ende asnjë problem, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet janë ndalur.
Po ashtu edhe i gjithë qarku i Korçës u mbulua nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit.