Ndryshimet e temperaturave dhe luhatjet e tyre gjatë ditëve të fundit kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat Në qytetin e Beratit. Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në repartin e Pediatrisë në Spitalit Rajonal të këtij qyteti. Vetëm gjatë 3 ditëve të para të këtij viti,numri i vizitave arrin në 100 vizita çdo ditë dhe fëmijët më të prekur kanë qenë ata të moshave nga 0-3 vjeç.
Simptomat që kanë paraqitur fëmijët e prekur nga virozat kanë qenë: temperaturë e lartë, ethe, çrregullim të ekuilibrit të përgjithshëm dhe dehidratim. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, shprehet se këto viroza kanë pasur një tjetër karakteristikë në krahasim me virozat e zakonshme.