Rreziku nga temperaturat e larta/ Mjekët: Pushuesit të bëjnë kujdes në plazh ...

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Përveç pandemisë që në këtë sezon veror dikton masa të larta higjieno-sanitare dhe distancim fizik, pushuesit duhet të kenë parasysh edhe rreziqet e tjera shëndetësore gjatë qëndrimit në plazhet e shumta të Adriatikut.

?Pushuesit i këshillojmë të bëjnë kujdes me qëndrimin në diell, në temperatura të larta. Koha ideale e qëndrimit është 7.00-11.00 dhe pas orës 17.00. Nga ora 11.00-17.00 duhet të qëndrojnë në banesë. Sa më pak në diell dhe të konsumojnë lëngje. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta që kanë dhe sëmundje shoqëruese, si hipertension, azëm, diabet, sëmundje kardiake dhe mushkërish. Ky është grup risku në këto ditë të nxehta.?

Të shtunën, një pushues 64-vjecar humbi jetën në plazh, pas daljes nga deti, si pasojë e një arresti kardiak ndaj mjekët apelojnë për më shumë kujdes edhe nga ana e familjarëve që i shoqërojnë në plazh.

Një tjetër problem është dhe djegia e lëkurës nga dielli. Ky turist polak thotë se po i shijon pushimet në Durrës dhe skuqja e lëkurës nuk e shqetëson aspak. Madje është i kënaqur që po merr ngjyrë. Edhe të tjerë nuk e përdorin kremin mbrojtës ose e vendosin pasi dëmi në lëkurë është bërë.

-?Po mbrohem me krem kundër diellit. Këtu është një vend shumë i mirë për pushime. Jam skuqur, por është OK. Dua të skuqem dhe më shumë, ndaj jam këtu.?

-?Pa krem, sepse dielli nuk është aq i fortë.?

?Kanë tendencë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell dhe vijnë në gjendje të rënduar e dehidratuar. Vijnë dhe me djegie të gradës së parë, të dytë dhe më shumë. Në orët e pikut trupi nuk merr rreze të shëndetshme, po rreze të dëmshme për trupin dhe sëmundjeshkaktuese me pasoja afatgjata.?

Shmangja e orëve më të nxehta të ditës, përdorimi i kremrave mbrojtës kundër diellit dhe i sa më shumë lëngjeve; mos futja e menjëhershme në det, si dhe asnjëherë pas ushqimit janë këshillat kryesore të mjekëve për këtë sezon, pa lënë pas dore masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mjeket#Plazh#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form