Vrasja në Kurbin, dëshmia: Kemi qëlluar me armë. S'tregojnë ku është arma

Report TV 2018-05-10

Views 0

KURBIN-Plumbi që goditi 16-vjeçarin Klejdi Gjeta dhe që i mori jetën ishte automatiku dhe dyshimet janë se mund te ketë dalë nga arma që kanë qëlluar tre të rinjtë të cilët u arrestuan nga policia e Kurbinit një ditë më parë.

Ndërkohë që paralelisht policia në bashkëpunim me prokurorinë e Kurbinit po vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Nga veprimet hetimore rezulton se 16-vjeçari Gjeta ka humbur jetën në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku nga të rinjtë në zonën e Sanxhakut.

Sipas policisë i riu është goditur nga një plumb qorr, kjo duke ju referuar dhe plagës që kishte në kokë viktima. Klejdi Gjeta humbi jetën natën e ndërrimit të viteve në tarracën e shtëpisë, ku kishte hipur për të hedhur fishekzjarre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS