http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protestat anti-qeveritare në Iran janë bërë vdekjeprurëse pasi dy demonstrues u vranë nga policia. Vala e demonstratave, e nxitur nga pakënaqësia për vështirësitë ekonomike dhe korrupsionin , është nga më seriozet që prej vitit 2009.
Qindra mijëra protestues kanë bllokuar rrugët në disa nga qytetet kryesore të Iranit. Tubimet vijnë tre ditë pasi mijëra qytetarë iraniane u grupuan kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve, por që më pas përfunduan duke bërë thirrje kundër korrupsionit, sundimit klerik dhe politikave qeveritare.
Dhjetëra persona u arrestuan që prej të enjtes, gjë e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter, tha se po i ndjek me vëmendje të madhe protestat në Teheran. Ai i bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë kujdes me mënyrën se si trajtohen protestuesit.
Por autoritetet vendase shprehen se tubimet kanë motive politike pasi janë organizuar nga rivalët.
Ministri i brendshëm i Iranit ka paralajmëruar se protestuesit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe se përhapja e dhunës, frikës dhe terrorit do të dënohet patjetër.