Ora News - Kryemadhi: Pronarët e kompanive të naftës shmangin taksat, status për naftëtarët

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Skrapari, në një takim me strukturat e partisë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka adresuar akuza për kompanitë e naftës. Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit e Patosit, Kryemadhi tha se kompanitë e naftës janë një nga portofolet e mafias e cila abuzon me Kodin e Punës dhe nuk respekton të drejtat e naftëtarëve. Kryemadhi nuk ka hezituar ti thotë kritikat hapur bashkëshortit të saj edhe pse këto kritika janë bërë në vendlindjen e tij, në Skrapar.

Për Monika Kryemadhin pronarët e kompanive të naftës jo vetëm nuk respektojnë statusin e naftëtarit por edhe janë bërë një nga portofolet e mafias, e cila abuzon me kodin e punës në kurriz të punonjësve.

Në mbështetje të naftëtarëve, kryetarja e LSI gjatë një takimi në Skrapar tha se drejtuesit e këtyre kompanive janë oligarkë që shmangin detyrimet ndaj shtetit pa respektuar detyrimet ndaj punonjësve.

Kryemadhi: E tha dhe ambasadori Lu,katër familjet mafioze secila drejton nga një portofol. Dhe një nga familjet më të mëdha mafioze është nafta. Ajo që janë tallur 20 vjet politika shqiptare jo vetëm me naftëtarët por dhe me minatorët të cilët nuk i kanë përfshirë në statusin Që ju takon por i kanë përdorur sa herë kanë dashur. I përdorën në zgjedhjet e fundit,i shfrytëzuan i mashtruan tani kanë një vit që nuk i paguajnë as pagat as sigurimet as sigurimet shoqërire. Punojnë në naftë, punojnë në helme dhe nuk kanë mundësi që kur mos të jenë më të zotë për të punuar të marrin pensione. Por akoma më i rëndë shkon dëmi dhe vjedhja që bën qeveria shqiptare.

Nuk tregon të vërtetën që oligarkët që kontrollojnë të gjithë netëorkun e naftës kanë mbi 60 milionë euro taksa të papaguara në shtet që janë para për shkolla, për shëndetin, për fëmijët e shqiptarëve Për të jetuar më mirë dhe për të pasur mundësi më të mira për të jetuar në vendin e tyre. Kjo është qeveria që erdhi në pushtet me paratë e drogës, e cila instaloi jo vetëm sistemin e drogës por dhe sistemin e vjedhjes së shqiptarëve dhe pirjes së pikës së fundit të gjakut. Prandaj nga kjo foltore dua ti bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Të zgjohen nga ky gjumë i çmendur që na ka rënë.

Kryemadhi zgjodhi ta niste nga Skrapari turin e saj të takimeve. Edhe pse bashkëshorti i saj, Presidenti aktual, është djal Skrapari kjo nuk e ka penguar atë t'ia thotë kritikat hapur. Dhe një nga gabimet e Ilir Metës sipas saj ishte fakti që e mbështeti Edi Ramën të jetë Kryeministër.

Kryemadhi kërkoi mbështetjen e banorëve për një aksion anti-kriminalizimit të zgjedhjeve të ardhshme ndërkohë që mësohet se ky aksion është programuar të nisë në 2 janar.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-pronaret-e-kompanive-te-naftes-shmangin-taksat-status-naftetaret

Share This Video


Download

  
Report form