http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë para se projekt-buxheti dhe paketa fiskale të votohet në parlament, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për të sqaruar edhe njëherë vizionin e qeverisë që drejton për financat e vendit. Sipas Ramës, ky është buxheti i rimëkëmbjes ekonomike. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se për shkak të borxheve të mëdha që kishte lënë qeverisja e djathtë, kjo disipline fiskale ishte e vetmja rrugë për të shmangur uljen e pagave e pensioneve, siç kanë bërë shumë vende të tjera. Edhe njëherë kryeministri ka sqaruar një prej taksave që ka ngjallur më shumë debat, rritjen e taksës së qarkullimit. Rama ka listuar edhe premtimet që maxhoranca ka bërë realitet me këtë buxhet, duke filluar nga heqja e taksës për biznesin e vogël apo heqja e TVSH-së për ilaçet dhe shërbimin mjekësor.