Fshati Cudhi i Krujës edhe pse ka një ambulancë shërbimet në të janë ndërprerë prej 15 vitesh. Ambulanca është rrënuar tërësisht, ndërsa banorët e fshatit në rast nevojash mjekësore detyrohen t?i transportojnë të sëmurët me krah për në spitalin e Krujës.
Ambulanca e fshatit Cudhi Zallë në malësinë e Krujës ka mbi 15 vjet që nuk funksionon. Ajo sot i ngjan një gërmadhe dhe është totalisht e braktisur.
Muret e shkatërruara tërë lagështi dhe myk, pa dyer dhe pa dritare dhe pa asnjë të dhënë për të qenë ambulancë. E vetmja ndihme mjekësore qe marrin banoret e këtij fshati është ajo e një infermiereje që shkon shtëpi me shtëpi për injeksione.
Banorët shprehën se në raste urgjencash janë të detyruar ti transportojnë të sëmuret me krahë ose me kafshë për në spitalin e Krujës.