Report TV - Rruga e fshatit Sop në Fier një tmerr për banorët e zonës

Report TV 2017-07-31

Views 4

Banorët e fshatit Sop në njësin administrative Dermenas kishin 20 vite që vuanin për rrugen.

E gjatë vetëm 1,5 km, por ishte kthyer në gangrenë, pasi banorët e kësaj zone kalonin me shumë vështirësi, sidomos kur dërgonin fëmijtë në shkollë, apo për të nxjerrë prodhimet e tyre në treg.

Gjatë dimrit rruga bëhej thuajse e pakalueshme përshkak se mbushej e tëra me ujë.

?Kjo rrugë ka qenë problematike që 20 vite. Nuk kalonim dot me mjete, blegtorët nuk vinin dot që të shitej malli. Njerëzit këtu kanë vuajtur me transportet, kanë vuajtur kur kanë pasur një rast lindjeje ose sëmundjeje. Mjeti nuk vinte dot, detyroheshim që ti merrnim në krah, të sëmurin, një fëmijë ose një të moshuar", shprehen banorwt.

Në lidhje me problematikwn që kishte kjo rrugë shprehet edhe administratori i Dermenasit, Dilaver Shyti, i cili thotë se prej kohësh ka kërkuar në bashki për rregullimin e saj, por tanimë kërkesat e banorëve do të vihen në zbatim.

Share This Video


Download

  
Report form