Rrëshqitjet e tokës në fshatin Cudhi të malësisë së Krujës janë shndërruar në një fenomen të rrezikshëm, për pasojë mjaft banesa kanë pësuar çarje dhe plasaritje.
Ky fenomen ka filluar menjëherë pasi u bë rikonstruksioni i rrugës Krujë-Qafshtamë. Studimi jo i mirë dhe punimet jo cilësore kanë bërë që në shumë pjesë rruga të ketë ulje të tabanit, por problem më i madh ju është shkaktuar banesave të cilat çdo ditë vijnë e dëmtohen më shumë.
?Është afraktu rruga ekzistuese dhe ka probleme me tubat e drenazhimit që nuk ju janë lënë vende shkarkimi. Janë rreth 200 metra tub që rrezikon gjithë fshatin. Kur bie shi ne rrimë zgjuar gjithë natën?, u shpreh Esat Bafti, banor i fshatit Cudhi.
Banorët janë mjaft të frikësuar nga dëmtimet e banesave. Ata shprehen se në kohë me shi ata qëndrojnë zgjuar gjithë natën nga frika se mos uji i merr me vete.
?Ankesën tonë që kemi është kjo shtëpia këtu, para dy viteve ka qenë në këmbë. Pas asfaltimit është shembur?, shprehen banorët.