Report TV - Nderohet me ‘Mirënjohje e Qytetit të Tiranës’ Orkestra Frymore e FA

Report TV 2018-05-10

Views 0

Bashkia e Tiranës nderoi me titullin ?Mirënjohje e Qytetit të Tiranës?, Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, formacion ky që për disa dekada ka mbështetur pa rezerva veprimtaritë kulturore, artistike dhe veçanërisht ato ceremonial, protokollare dhe festive të organizuara në kryeqytet.

Përmes një ceremonie të posaçme dhe koncerti festiv në sheshin ?Skënderbej?, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi medaljen Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa falënderoi Forcat e Armatosura për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ndihmë të qytetarëve.

?Në ditë si sot, ku ne Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë festohet, ne kujtohemi që janë ata që janë me uniformë, qoftë kjo uniforma e ushtrisë, qoftë kjo uniforma e policisë, qoftë ajo e zjarrfikëses, qoftë kjo rroba e bardhë e mjekut që këto festime dhe kjo hare nuk do të ishin të mundura, nëse nuk do kishim garancinë e atyre që shërbejnë, edhe në vigjiljen e Krishtlindjeve, në datën 25, edhe në vigjilje të Vitit të Ri, në datë 31, 1 dhe 2.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS