Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës i jep ?Çelësin e Qytetit? historianit dhe akademikut anglez, Sir Noel Robert Malcolm. Ky vlerësim është atribuar për studimet e tij për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një pritje të vencatë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana nderon sot një ndër miqtë e vet më të mirë.
Bashkia e kryeqytetit ka vlerësuar historianin, akademikun anglez sir Noel Robert Malcolm me ?Çelësin e Qytetit?. Në një takim të vecantë me kryebashkiakun Veliaj, Malcolm u vlerësu për kontributin që e dhënë me studimet e tij për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Veliaj: Miqtë duhen për të rrëfyer historinë dhe ndoshta janë edhe më transparentë në mënyrën se si e shohin atë. Në një vend si Tirana, apo në trojet shqiptare në Kosovë dhe Malin e Zi, kemi ngut për të bërë gjëra për të ardhmen, por ndonjëherë duhet ta kthejmë pak kokën pas për të kuptuar se çfarë kemi bërë në të kaluarën, cila është historia jonë, sepse nuk jemi rastësisht këtu. Kërkimet e profesor Malcolm-it na kanë mësuar se ky vend, ky rajon, ka qenë gjithmonë kështu, me të njëjtat dinamika.
Akademiku Malcolm u shpreh i emocionuar nga pritja dhe vlerësimi.
Malcolm: ?Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë për promovimin e librit dhe gëzohem shumë që kam ardhur këtu në Bashki për një nder të madh që ishte i papritur për mua. Ndaj ju falenderoj shumë.
Sir Noel Robert Malcolm është gazetar politik, historian dhe akademik.
Ai mori titullin ?Sir? për shërbime ndaj akademisë, gazetarisë dhe historisë europiane.
Ndër botimet e tij më tërëndësishme ?Bosnia: Një histori e shkurtër?, ? Kosova: Një histori e shkurtër? dhe libri i tij i fundit titullohet ?Agjentët Perandorakë?, i cili ka në qendër dy familje shqiptare nga Ulqini.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/kultura/nderohet-akademiku-anglez-veliaj-i-jep-celesin-e-qytetit-noel-robert-malcolm/