Report TV - Protestë në Fier, naftëtarët: Duam sigurimet dhe pagat

Report TV 2018-05-10

Views 0

FIER-Punonjësit e rafinerisë së naftës (ARMO) kanë protestuar për herë të katërt para zyrave duke kërkuar siguracionet e 12 muajve. Gjithashtu ata deklarojnë se nuk kanë marrë as dy pagat e fundit.






?Kemi 12 muaj pa marrë siguracionet dhe 2 muajt e fundit pa u paguar. Askush nuk na dëgjon. Nuk ka asnjë reagim nga qeveria. Kërkojmë që qeveria të ndërhyjë te pronarët e rafinerisë për të zgjidhur problemin? deklarojnë ndër të tjera protestuesit. Ndërkohë që nuk ka filluar puna as në Uzinën e Ballshit.

Kjo është protesta e katërt e punonjësve të rafinerisë, ndërsa deklarojnë se do ta përshkallëzojnë deri në një zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form