Qarku i Kukësit është ?zgjuar? këtë mëngjes Krishtlindjeje nën pushtetin e mjegullës. Mjegulla e dendur është e pranishme në zonat malore, në qytet dhe nëpër rrugë. Shqiptarja.com iu sjell foto, që tregojnë se gjendja paraqitet e vështirë në qytetin verilindor, ku mjegulla kufizon ndjeshëm shikueshmërinë e qytetarëve dhe lëvizjen e automjeteve. Deri më tani nuk raportohet për probleme, ndërsa sa i përket kushteve të motit situata paraqitet normale.