Report TV - “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” 3000 vullnetarë pastrojnë terrenin në Krujë

Report TV 2018-05-10

Views 2

Në ditën e dytë të aksionit masiv, organizuar nga MTM, në bashkëpunim me shkollat, forcat e armatosura, e qindra vullnetarë të FRESSH Green, u mundësua pastrimi i aksit kryesor nga Rinasi në hyrje të qytetit të Krujës, duke u shoqëruar me mbjellje pemësh në të gjithë gjatësinë e këtij aksi që të çon në qytetin historik dhe turistik të Krujës.

Ministri Klosi deklaroi se aksionet do të vazhdojnë, por do të ketë masa ligjore dhe forcim të rregullave për të disiplinuar raportin e qytetarëve dhe biznesit me mjedisin. "Kemi shumë nevojë jo vetëm për të bërë aksione por do të duhet të bëjmë një politikë shumë të fortë për sa i përket mjedisit, do të duhet të shikojmë rregullat me të cilat trajtohet mjedisi në Shqipëri dhe këto aksione dëshmuan sesa shumë ne kemi nevojë të ndryshojmë të gjithë filozofinë tonë për Shqipërinë e pastër.

Share This Video


Download

  
Report form