Ora News – U angazhuan 281 mijë vullnetarë në aksionin të pastrojmë Shqipërinë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas aksionit të pastrimit në të gjithë Shqipërinë, Ministria e Turizmit bëri publike rezultatet e para të kësaj nisme. Sipas ministrisë, nismës i janë bashkuar vullnetarë nga grupmosha të ndryshme duke përmendur nxënës, mësues dhe prindër. Nga statistikat e deritanishme Ministria konfirmoi se gjatë aksionit të pastrimit janë mbledhur 480 ton mbetje inerte dhe urbane.

Çuçi: "Dje ka qenë dita e parë dhe nga mirëkoordinimi i këtij aksioni të parë drejtuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një javë është rritur me 100 mijë persona numri i vullnetarëve në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi prekur dje çdo pikë të Shqipërisë dhe në këtë mënyrë kemi arritur që të pastrojmë rreth 480 ton mbeturina."

Operacioni "Pastrojmë Shqipërinë që duam" do të vijojë për 6 muaj duke mirëpritur angazhimin e qytetarëve në të gjitha qytetet e Shqipërisë..

Kolgega: "Sigurisht që ky operacion nuk përfundon në një ditë por vazhdon dhe ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë edhe me edukimin e të rinjve për të mbajtur mjedisin sa më pastër dhe duke patur në vazhdim nisma pastrimi në çdo shkollë".

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/u-angazhuan-281-mije-vullnetare-ne-aksionin-te-pastrojme-shqiperine

Share This Video


Download

  
Report form