Aksioni kombëtar i pastrimit ka vijuar edhe përgjatë të shtunës në Krujë Rinas dhe Tiranë.
Në kryeqytet pas thirrjes se kryebashkiakut Veliaj, shumë qytetarë i janë bashkuar nismës për të pastruar çdo lagje.
?Jam shumë i lumtur sot që në të gjithë Tiranën qytetarët na janë përgjigjur për aksionin e fundvitit...Jemi fokusuar në këto 30 vatra papastërtish, të krijuara kryesisht prej neglizhencës, nga qytetarë që edhe pse i kanë koshat afër, prapë mbeturinat i hedhin diku tjetër, 10-15 metra larg koshit.?
Kryebashkiaku Veliaj tha se pastrimin në shumë zona te periferisë do ta kryeje ndërmarrja publike e bashkisë dhe jo firmat private, të cilat çeduan ne përmbushjen e standardeve.
?Ky ka qenë edhe një vit ku kemi penalizuar shumë kompani të cilat nuk kanë bërë punën e duhur dhe kjo është arsyeja pse nuk do pastrojmë më Tiranën në vitin 2018. Në këto zona periferike, do të shtrijmë zgjerimin e kompanisë sonë publike.?
Qytetarëve të Krujës gjatë aksionit të pastrimit u është bashkuar edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Aksioni kombëtar i pastrimit është iniciuar nga Ministria e turizmit dhe mjedisit pas konstatimit të gjendjes alarmante të ndotjes në vend.