#tvora #rtvoranews
Në 24 orët e fundit, në vend rezultojnë 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 856. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Shënohen 6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. 3 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë dhe 3 në Krujë.
Të shëruar - 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.
Në spital - Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi?, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk ka asnjë humbje jete.
Lehtësimi i masave - Edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla. Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec.
Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura. Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 ? Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera 10268
Raste pozitive 856
Raste të shëruara 627
Raste Aktive 198
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konfirmohen-6-raste-te-reja-me-koronavirus-3-ne-tirane-dhe-3-ne-durres
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora New...