Thaçi mban fjalimin vjetor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, në fjalimin vjetor para deputetëve, është shprehur se 2017-ta është vit I arritjeve, pavarësisht sfidave të mëdha që ka kaluar vendi.
Thaçi u bëri thirrje deputetëve, qe marrëveshja e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët t Kosovës të dalin nga Izolimi.
?Duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen e vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës. Duhet pa humbur kohë të themelojmë asociacionin e komunave me shumicë serbe?
Lidhur me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, presidenti Thaçi, siguroi se gjatë vitit 2018, Kosova do të ketë ushtrinë e saj.
?Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë strategjikë. Unë sot ju siguroj se Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitet e veta mbrojtëse, pra një ushtri moderne që do t?i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë?
Presidenti bëri thirrje edhe për themelimin e Asocioacionit të Komunave me shumicë serbe, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form