Ora News - Vlorë, rrjedhje gazi në apartament, vdes çifti i bashkëshortëve

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çifti i bashkëshortëve humbën jetën sot në Vlorë për shkak të rrjedhjes së gazit në apartamentin e tyre. Ngjarja ndodhi paraditen e 22 dhjetorit në lagjen "Pavarësia" të qytetit.

Sipas policisë viktimat janë një burrë dhe një grua, Rroku Tata dhe Prena Tata 60 dhe 56 vjeç, të cilët u gjetën të asfiksuar.

Gazetarja e Ora News në Vlorë Jerola Ziaj na informon se çifti i bashkëshortëve jetonte në katin e dytë të një pallati, bashkë me mbesën e tyre, djalin e vajzës. Mësohet se mbesën ata e kishin çuar për të fjetur në disa fqinj të tyre.

Policia ka hyrë në banesë nga ballkoni, pasi dera e shtëpisë ishte e mbyllur.

Banorët fqinj me çiftin thonë se çifti mund të ketë tentuar edhe vetëvrasjen, dhe kjo ka qenë edhe arsye që ata e kanë larguar mbesën nga shtëpia.

Dy trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ti nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-rrjedhje-gazi-ne-apartament-raportohet-dy-viktima

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS