LUSHNJE- Një rrjedhje gazi për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në Dushk të Lushnjes. Për pasojë e shpërthimit të zjarrit nga gazi i shpërndarë në ambientet e një godine, kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, Iljaz dhe Esma Kojku. Ata janë dërguar menjëherë në spital ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësesh që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë lënia hapur e gazit në bombolat që ishin në banesë. Po ashtu mendohet se shkëndija e parë që më pas ka shpërthyer flakët, ka ardhur nga një punishte shërbimesh funerale që kishte Iljaz Kojku, 70 vjeç.Burime për Report Tv bëjnë me dije se Esma Kojku ka pësuar djegie në duar, ndërsa bashkëshorti i saj ka djegie më të rënda në trup.