Report TV - Byroja, Paloka: Vendim i marrë nga një parlament ilegjitim

Report TV 2018-05-10

Views 2

Pas daljes nga Byroja e Kuvendit, ku u vendos përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës me 10 ditë nga punimet e seancave, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se opozita do mbrojë ligjin dhe kushtetutën. Sa i takon zhvillimeve në Kuvend katër ditë më parë ku deputetët e PD hodhën tymuese dhe sende të forta në seancë e votimit të Kryeprokurores Arta Marku, Paloka paralajmëroi se maxhoranca nuk ka parë gjë akoma.
?Ne kemi bërë betimin si deputet se do të mbrojmë kushtetutën dhe interesat e qytetarëve. Ky parlament e ka humbur legjitimitetin dhe ta harrojë kushdo se mund t?i bëjë shantazh deputetëve. Ky parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma. Është vendim i marrë nga një parlament ilegjitim?, tha Paloka.

Numri dy i PD i cilësoi absurde akuzat në adresë të deputetëve, ndërsa akuzoi maxhorancën se të hënën shkeli Kushtetutën. ?Kemi bërë një betim për të mbrojtur kushtetutën dhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Ajo që ndodhi të hënën ishte një shkelje flagrance nga qeveria dhe maxhoranca e kushtetutës. Të gjithë deputetët e opozitës atë ditë bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur kushtetutën. Do të vazhdojmë të gjithë bashkërisht në mbrojtje të kushtetutës. Nuk ka Byro të Ruçit dhe Ramës që të pengojë opozitën të bëjë detyrën e saj?, tha Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form