Report TV - U dënua me një vit burg, Ervin Salianji: Vendim politik nga gjyqtari i partisë

Report TV 2020-01-06

Views 0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka quajtur vendimin për dënimin e tij, politik dhe që nuk bazohet në asnjë provë konkrete. Salianji zbardhjen e vendimit të Gykatës së Tiranës ku ai dënohet 1 vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogë, deklaron se janë të njëjtat me konkluzionet e Prokurorisë.

Ndër të tjera Salianji ka hedhur akuza ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni duke e cilësuar si të influencuar nga Ram për të burgosur deputete dhe gazetarët. Ndër të tjera Salinaji shprehet se në Britani nuk është çuar materiali bruto i audio-përgjimit për ekspertim por një material i falsifikuar.

?Gazetari Olldashi e ka dorëzuar materialin origjinal, por qëllimisht kur është ndarë dosja e trafikimit të narkotikëve, nga ajo e kallëzimit të rremë, materiali origjinal është lënë pjesë e dosjes së trafikimit. Në gjykim është kërkuar administrimi i kësaj prove, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtari, në mënyrë të qëllimshme: Sot po ju tregoj procesverbalin e dorëzimit të materialit bruto nga gazetari Olldashi (dokumenti). Ky material, materiali bruto është dërguar në Itali për ekspertizë, por më pas ky material nuk u dërgua tek ekspertët britanikë.

Sipas Salianjit me anë të këtij vendimi gjykata ka deklaruar se është tentuar që t'i dëmtohet reputacioni një krimineli ndërsa u dënuan denoncuesit.

"Dje, në ditë pushimi, gjyqtari i partisë nëpërmjet zëdhënësve të rilindjes ka shpërndarë vendimin e gjykatës në të cilën siç e kemi thënë dhe siç e shihni nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt!
Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj. Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin. Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti.

Share This Video


Download

  
Report form